Frika pllakos parlamentin, dy deputete në Bullgari me koronavirus

Në Bullgari edhe Parlamenti është prekur nga virusi i Covid-19 dhe kjo ka bërë që puna e tyre të ndërpritet.

Sipas mediave vendase mësohet se Daniela Daritkova, kryetare e grupit parlamentar të partisë GERB dhe Daniela Maleshkova, deputete nga e njëjta parti kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Daritkova dhe Maleshkova janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe deri më tani nuk shfaqin asnjë simptomë. Ato do të qëndrojnë në karantinë në shtëpi për 28 ditë.

Në Bullgari janë identifikuar 457 raste me koronavirus dhe 10 vdekje. Vendi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme që nga data 13 mars.


Shtuar 3.04.2020 08:45