Vaksina e bërë gjatë komunizmit ul rrezikun e infektimin nga COVID 19 te shqiptarët?

Teksa po punohet për gjetjen e një vaksine që të ndalojë koronavirusin, shumë studime thonë se vaksina anti-tuberkulozit mund të shpjegojë faktin se pse shtetet perëndimore janë prekur më rëndë nga koronavirus.

Për shembull në Portugali, ku vaksinimi kundër tuberkulozit është bërë shifrat janë shumë më ndryshe se sa në Spanjë. Në Australi kanë nisur menjëherë studimet shkencore.

Pra a është Europa Lindore më elastike ndaj COVID-19?

Shkencëtarët amerikanë e lidhin vaksinimin anti-tuberkuloz me më pak raste të koronavirusit, kurse shkencëtarët indianë shpresojnë, por janë më të kujdesshëm.

“Ne zbuluam se vendet pa politika universale të vaksinimit anti tuberkuloz, si Italia, Hollanda dhe Shtetet e Bashkuara, janë prekur më rëndë në krahasim me vendet me politika universale dhe të gjata.”

Ishte ky një nga përfundimet e ekipit të studiuesve të drejtuar nga Gonzalo Otazu, profesor asistent i shkencave biomjekësore në universitetin e Nju Jork.

Për konfirmimin e kësaj teze mund të merret shembulli i Gjermanisë, e cili botoi një hartë që gjurmon zhvillimin e epidemisë në të gjithë territorin e saj dhe ilustron përhapjen e sëmundjes në detaje të shkëlqyera – aty theksohet se ekziston një ndryshim domethënës midis ish-Gjermanisë Lindore dhe ish-Gjermanisë Perëndimore: në Gjermaninë Lindore rastet janë tre herë më pak, për sa i përket të prekurve me koronavirus.

Një shembull tjetër është Portugalia, e cila praktikoi vaksinimin, ndryshe nga Spanja, një nga vendet më të prekura.

Studimi bëri që studiuesit australianë të bëjnë të ditur se kanë nisur menjëherë kërkimet për të vijuar me testimin në shkallë të gjerë për të parë nëse vaksinimi anti tuberkuloz mund të mbrojë stafin shëndetësor nga koronavirusi.


Shtuar 3.04.2020 08:47