Emërohet kryebashkiakja e re e Durrësit

Pak pasi Zhuljen Varfaj dha dorëheqjen, Këshilli bashkiak i Durrësit zhvilloi një mbledhje emergjence me mjetet e komunikimit elektronik ku ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Fillimisht ky këshill ka miratuar caktimin e një prej zv/kryetarëve të Bashkisë së Durrësit, e pikërisht të znj. Emirjana Sako, për kryerjen e funksioneve të kryetarit të kësaj bashkie për shkak të dorëheqjes nga funksionet të z. Zhuljen Varfaj.

Emirjana Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet. Tashmë Sako është kryetare e Bashkisë së Durrësit.

Zhvillohet mbledhja e këshillit bashkiak, Emirjana Sako zgjidhet kryetare e Bashkisë së Durrësit


Shtuar 23.04.2020 13:56