Ekspertja bën thirrjen e fortë dhe zbulon “moshën” përgjegjëse për infektimet në masë: Nën 25 vjeç!

Ekspertët i bëjnë thirrje të rinjve që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë rregullat e vendosura për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Në këtë fazë, nevojitet angazhimi i të gjithëve, që të mos zerohen arritjet në luftën kundër Kovid 19-tës.

Eugena Tomini, ISHP beri apel: “Lirimi i masave, nuk do të thotë lirim nga përgjegjësia. Ju bëjmë thirrje veçanërisht të rinjve, që organizojnë festa në bregdet, të ndalen.

Ne jemi ballkanas, jetojmë në familje të mëdha dhe rreziku i përçimit tek prindërit, gjyshërit, është i madh.

Le të shkojnë në plazh të rinjtë, por në grupime të vogla dhe duke mbajtur distancën”.

Ne nje prononcim per Top Channel, Tomini tha se ‘mosha e të prekurve është ulur në 25 vjeç”.

“Sipas vlerësimit tonë, kjo situatë dhe këto shifra, do të vazhdojnë në 3-4 javët e ardhshme”.


Shtuar 28.07.2020 14:13