Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka treguar arsyen pse e ka thërritur publikisht kreun e opozitës, “Luli Basha” dhe jo “Lulzim Basha”.
Në ambientin mediatik, por edhe në rrjetet sociale mënyra e të shprehur të Ambasadores Kim është interpretuar në mënyrat nga më të ndryshmet.
Të lidhura
None found
Por ambasadorja ka preferuar ta sqarojë, teksa thotë se interpretimet janë nonsens dhe se, Basha e thërret atë me emrin “Yuri”, ndërsa ajo e i drejtohet në emër duke e quajtur “Luli”.
Për diplomaten kjo ndodh sepse me kreun e PD-së janë miq dhe kolegeve.
“Kjo është nonsens. Ai më thërret mua “Yuri” dhe unë e thërras atë “Luli”. Pse? Sepse jemi kolegë dhe miq”, thekson Yuri Kim në Tëitter.
