E RËNDË/ Aksion si në filma në Elbasan, plagoset një polic dhe dy persona të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Elbasan. Nga ngjarja kanë mbetur tre të plagosur.

Policia i ka kërkuar që të ndalojë një automjeti tip “Passat” që po vinte nga Librazhdi për në Elbasan. Pasi nuk ka ndaluar, policët i kanë hedhur zinxhirë me gozhdë në rrugë për ta ndaluar duke bërë që automjeti që përmbyset.

Në këtë moment ka patur përplasje me armë mes policëve dhe dy personave që ndodheshin në automjet. Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona. Dy prej të plagosurve janë personat që po udhëtonin me automjetin “Passat”, kurse një tjetër është punonjës policie.

Në vendin e ngjarjes është gjendur rastësisht edhe një makinë autoshkolle, e cila gjithashtu është plasur me dy makinat e tjera.

Abcneës.al mëson se punonjësi i policisë është i plagosur rëndë me mbiemër Abdurrazaku.


Shtuar 4.02.2020 08:53