E përndoqi dhe iu fut në dhomë për ta përdhunuar, kapet maniaku në Tiranë

Një 40-vjeçar është arrestuar pasi auzohet se tentoi të përdhunojë një 35-vjeçare.

Ngjarja është raportuar në zonën e Kombinatit, në Tiranë, pak ditë më parë.

Mësohet se burri me inicialet M.N., që prej dy ditësh ishte shpallur në kërkim, i hyri në dhomë 35-vjeçares dhe tentoi ta përdhunonte.

Kjo e fundit bëri rezistencë dhe kërkoi ndihmë duke bërtitu, gjë që ndikoi në largimin e burrit.

Po ashtu nga hetimet ka rezultuar se herë pas here ai edhe e përndiqte në rrugë.


Shtuar 27.07.2020 15:42