OFL vijon punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
Sot vëllezërit Ervis dhe Leonard Gavelli, të dënuar për trafik narkotikësh, ndërsa dyshoheshin se kryenin trafik nga Kolumbia drejt Evropës kanë marë formularin për deklarimin e pasurisë.
Kush janë vëlezërit Gavelli
Leonard Gavelli është rrëmbyer në 2015-tën për 5 orë duke u lënë më pas i lirë në afërsi të Farkës. Gavelli, i njohur edhe me emrin Leonardo Bardhi.
Pasi u lirua vetë ai ka sqaruar në polici rrethanat e ngjarjes, ku ka deklaruar para hetuesve se autorët e rrëmbimit të tij e kishin ngatërruar me të vëllanë, Bledar Gavellin, i cili nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.
Sipas tij, sapo e kanë kuptuar dhe janë bindur që nuk ishte personi që kërkonin, e kanë lënë të lirë në afërsi të Farkës. Megjithatë burimet thonë se i dëmtuari nuk ka shpjeguar me detaje atë që ka ndodhur, duke pretenduar se gjatë gjithë kohës që mbahej peng nga të dyshuarit, ata nuk i kanë treguar arsyet se përse e rrëmbyen.
Madje ai ka pretenduar se pavarësisht se objektivi i pengmarrjes ishte i vëllai, ai nuk e di arsyen e ngjarjes dhe aq më pak konfliktin që Bledar Gavelli mund të ketë pasur me këta persona. Pas deklarimeve, edhe pse pjesërisht të besueshme për grupin hetimor, Policia e ka lënë të lirë 43- vjeçarin nga Berati, por duke i kërkuar që të mbetej në kontakt me ta dhe të paraqitej në Drejtori sa herë që t’i kërkohej, për dobi të hetimeve.