E helmuan apo i dha fund jetës, si kohë më parë Andon Mëhillaj tentoi të vetëvritej

Andon Mëhillaj është gjetur sot i pajetë në qelinë e burgut në Peqin, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm.

Sipas familjarëve, Mëhillajn mund ta kenë helmuar. Por një pistë tjetër hetimi është dhe ajo e vetëvrasjes.

Më herët Mëhillaj ka tentuar ti japë fund jetës brenda qelisë. Pas vetëdorezimit në vitin 2014 ne Policine e Vlores, disa ditë më vonë ai ka tentuar të vetevritet.

Gjithashtu asokohe ai ka kerkuar te takohet edhe me familjaret e tij, por qe nuk eshte lejuar nga organet kompetente.

44-vjeçari ishte dënuar në vitin 2017 nga Apeli i Krimeve të Rënda.


Shtuar 3.02.2020 09:10