Një shtëpi dykatëshe është përfshirë nga flakët në Tiranë.
Shtëpia në rrugën “Xhorxh Bush” është përfshirë nga flakët në orën 16:15, në Kamëz, ku ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës me qera të shtetases L.T.
Raportohet se nga ky zjarr ka dëme të shumta materiale.
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë përpjekje për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. /albeu.com/
