Tronditet Librazhdi, 24-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në Librazhd.

Sipas burimeve mësojet se një 24-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Burimet bëjnë me dije se i riu është vetëvarur, ndërsa vuante nga depresioni.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa 24-vjeçari emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur është gjetur nga familjarët.


Shtuar 11.07.2020 20:32