Budina thirrje shqiptarëve për mosbindje civile: Të shpërndahet Parlamenti

Regjisori Edmond Budina u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë për mosbindje civile, gjithashtu i bëri thirrje Metës për shpërndarjen e parlamentit ilegjitim.

”Ju kërkoj ndjesë që Teatri jonë u shemb por teatri jeton. Ata sot kryen një gjest kriminal. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk ka vdekur. Kriminelët dhe mafiozët tentuan të vrasin shokët tanë kur ishin brenda, ky është një krim kundër njerëzimit. Prishja ka filluar kur njerëzit ishin brenda dhe ne nuk do ta falim këtë gjë. U kërkojmë qytetarëve të Shqipërisë të bëjnë një mosbindje civile. I kërkojmë Presidentit të Republikës të shpërndajë Parlamentin ilegjitim. Shpërndaje Parlamentin.

Tani jemi në diktaturë, ky ishte akti i fundit. Këtu u varros demokracia. Ju të gjithë sëbashku të bashkoheni në protesta të vzhdueshme, në mosbindje civile deri në rrëzimin e kësaj qeverie të paligjshme. Partitë politike në daç ti bashkohen lëvizjes qytetare, nëse nuk duan …të venë. Qytetarët do ta mbrojnë demokracinë në këtë vend, shembulli i teatrit është një shembull qytetarie që nuk do të vdesë asnjëherë. Të gjithë sëbashku të vazhdojmë protestat pa fund deri në rrëzimin e qeverisë”, tha Budina.


Shtuar 17.05.2020 11:52