Shpërthen goma, gjen vdekjen punëtori në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një person ka gjetur vdekjen tragjikisht, si pasojë e shpërthimit të një gome në një gomisteri në periferi të Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:04 të kësaj të enjteje, në Bathore, tek një gomisteri.

Gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë punëtori i gomisterisë F.LL, 28 vjeç.

I dëmtuari si pasojë e plagëve të marra, gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 5.03.2020 17:35