Shkon në 562 numri i të prekurve në vend, 10 pacientë në terapi intensive

Konfirmohen 14 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, teksa mësohet se një prej tyre është pjesë e stafit mjekësor.

Ndërkohë lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 12 pacientë duke shkuar në 314 numri i personave që fituan betejën ndaj pandemisë.

Dhjetë pacientë janë rëndë.

Deri më tani, zyrtarisht njoftohet se 26 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në vendin tonë.

“Në 24 orët e fundit, janë testuar 231 persona të dyshuar me Covid-19 prej të cilëve 35 janë personelë shëndetësor. Nga rezultatet e testimeve janë konfimuar 14 raste pozitive, prej të cilëve një është personel shëndetësor në Shkodër. Shtatë raste i përkasin Krujës, pesë raste në Tiranë, dy në Shkodër”, sqaroi Ministria e Shëndetësisë.


Shtuar 19.04.2020 09:03