Mario Gotze largohet për herë të dytë nga Dortmund

Për herë të dytë në karrierën e tij, Mario Gotze vendos të largohet nga klubi i Borussia Dortmund.

Gotze ishte një idhull i tifozerisë së Borussias deri në vitin 2013, kur vendosi të transferohej tek Bayern Munich.

Tifozët e Dortmundit nuk e falën për këtë veprim dhe kur ai u kthye tek verdhezinjtë në vitin 2016, ata e pritën me ofendime.

Por kur situate dukej se ishte qetësuar pak, Mario vendos të largohet sërish nga klubi që e “rikthehu në jetë”, pas një dështimi tek skaudra e Bayern Munich.

“E kam menduar për një kohë të gjatë dhe kam vendosur që të ndryshoj klub. Kam angazhuar menaxherin, Reza Fazeli dhe do të shohim çfarë do të na sjell e ardhmja”, u shpreh Gotze.


Shtuar 19.04.2020 09:09