Shkëputet masivi shkëmbor, vdes një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë ku një person ka humbur jetën për shkak të shkëputjes së një masivi shkëmbor që e ka zënë poshtë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, për pasojë ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, sipas policisë, 52-vjeçarja ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që çuan në një fatkeqësi të tillë për 52-vjeçaren.

Sarandë/ Informacion paraprak:

Rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.


Shtuar 12.01.2020 17:14