Nuk vret sipas moshës! Koronavirusi i merr jetën një fëmije në SHBA

Koronavirusi ka marrë jetën e një fëmije nën moshën 18- vjeçare në Amerikë.

Kjo është humbja e parë në Amerikë e një fëmije nën 18- vjeç, mosha e të cili saktësisht nuk bëhet me dije, në mesin e viktimave të koronavirusit.

“Vdekja shërbeu si një kujtesë se COVID-19 nuk vret sipas moshës”- tha Dr. Barbara Ferrer, drejtoreshë e Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut L.A.


Shtuar 24.03.2020 20:52