Një paciente 84 vjece ka lënë sot spitalin, pasi ka fituar betejën me COVID.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Përmes një statusi në “Facebook” Manastirliu thekson se 8 pacientë janë kthyer në shtëpi këto 24 orët e fundit.
Postimi në Facebook:
“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga 🤜#COVID19🤛
8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit ✅
Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️”, shkruan Manastirliu. /albeu.com/