Mjekja tek Infektivi dyshohet e infektuar me koronavirus

Një mjeke tek Infektivi dyshohet se është infektuar me COVID-19.

Gjatë ditës së sotme ka pasur simptomat të ngjashme me ato të Covid-19.

Pritet t’i dalin analizat pas testit, ndërkohë pritet edhe reagimi i ministrisë së Shëndetësisë.

Mëngjesin e sotëm u shënua viktima e pestë, ndërsa vetëm gjatë 24 orëvë të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 123

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë


Shtuar 24.03.2020 18:04