Makina përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë

Një kalimtar ka gjetur vdekjen nga një aksident me makinë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, e sipas policise viktima ka mbetur nje person rreth moshes 60-vjecare, ende i paidentifikuar.

“Rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen”- njofton policia.

Nderkohe, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore.


Shtuar 9.09.2020 07:02