Kuvendi drejt karantinës, infektohen me koronavirus edhe dy deputetë të tjerë

Janë konfirmuar e koronavirus edhe dy deputetë të tjerë. Bëhet fjalë për deputetët Enver Roshi dhe Elio Hysko.

Më herët, gjatë ditës së sotme u raportua se testoi pozitivisht edhe deputeti Ralf Gjoni, i cili njoftoi në rrjetet sociale se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus një ditë më parë.

Shkon në tre numri i deputetëve të Kuvendit të infektuar me COVID-19. I pari që u infektua me COVID-19 ka qenë kreu i Ballit Kombëtar, deputeti Adriatik Alimadhi, i cili u shërua.

Gjithasht, pozitiv ka testuar dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.


Shtuar 28.07.2020 09:41