Kreu i PAA, Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka pësuar një humbje të madhe.
Përmes një postimi në Facebook, Agron Duka bën me dije se nëna e tij ka ndërruar jetë.
“Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj”- shkruan ndër të tjera Duka në Facebook.
Postimi në Facebook:
Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila la qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese.
Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.
Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.
Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!