Itali, 233 viktima e mbi 5800 të infektuar nga Koronavirusi

Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile koronavirusi ka shënuar deri më sot 7 mars 2020, 233 viktima e 5884 persona të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë verifikuar rreth 1200 të infektuar më shumë se 36 viktima të tjera.

Ndër të infektuarit 567 po kurohen në terapi intensive, 2651 janë të shtruar në spitale e 1843 po kurohen në kushte shtëpiake.

Deri më sot janë 567 pacientë të shëruar nga koronavirusi.


Shtuar 7.03.2020 17:21