Atletico dhe Sevilla ndajnë pikët, “Los Colchoneros” humbin tjetër shans për të rikthyer në Champions (VIDEO)

Atletico e Madridit humbi një mundësi të mirë për t’u rikthyer në zonën Champions të renditjes, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në sfidën direkte ndaj Sevillas, të zhvilluar këtë pasdite në “Wanda Metropolitana”.

Miqtë nga Andaluzia kaluan të parët në avantazh në minutën e 19’ me anë të sulmuesit holandez Luc De Jong, ndërsa reagimi i “Los Colchoneros” ishte perfekt, pasi fillimisht barazuan me Moratën dhe më pas kaluan në avantazh me portugezin Joao Felix.

Megjithatë baraspesha u rikthye sërish në minutën e 43-të, kur Lucas Ocampo ekzekutoi saktë një penallti të akorduar për Sevillan dhe çoi shifrat në 2-2.

Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale të arbitrit, ndërsa Atletico regjistroi barazimin e 12 sezonal dhe mbetet në vendin e pestë me 45 pikë, dy më pak se Sevilla e vendit të tretë.


Shtuar 7.03.2020 17:34