FNSH heq dorë nga gjetja e trupit të Jan Prengës, ndërptiten kërkimet

Kur për 4 ditë bëhej muaji nga rrëmbimi dhe eliminimi i Jan Prengës, FNSH ka vendosur të ndërpresë kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

“Ne kontrolluam sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Shijakut dhe pa rezultat tashmë forcat FNSH janë përfshirë në një plan tjetër masash ndaj dhe nuk do kryejmë më kontrolle”, shkruan TCh.

Ndërkohë zyrtarë të hetimit të vrasjeve pohuan se agjentë të këtij sektori vazhdojnë të jenë në zonë, me shpresën se do zbulojnë gjurmë të tjera që do të mund t’i çojnë tek trupi i pengut të rrëmbyer në 17 janar.


Shtuar 13.02.2020 10:01