E përplasi makina teksa i jepte biçikletës, 63 vjeçari ndërron jetë në vend

Një automjet akoma i paidentifikuar ka përplasur mëngjesin e sotëm një 63 vjeçar i cili po ngiste biçikletën.

Ky i fundit ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës ndërsa policia ka nisur hetimet.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.04.2020, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një mjet akoma i paidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.


Shtuar 25.04.2020 08:55