I drejtoi armën efektivëve dhe nuk u dorëzua, policia breshëri ndaj shqiptarit (VIDEO)

Luan Agolli, 42 vjeç shqiptar me banim në Pequnock është vrarë nga policia vendase.

Ai ka kundërshtuar forcat policore dhe nuk i është përgjigjur thirrjes për të hedhur armën në tokë.

Shqiptari u qëllua për vdekje pasi në një moment ka drejtuar armën ndaj në oficeri duke qënë vetëm pak metra distancë larg tij.

Ai ka humbur jetën në moment prej plagëve të marra.

Prokuroru i Përgjithshëm i Neë Jersey Gurbir S. Greëal deklaroi se janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me ngjarjen.

Ai deklaroi se pas hetimeve të para rezultoi se policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi morën një telefonatë në 911 ku u lajmëruan për një person të armatosur që lëvizte në kryqëzim.


Shtuar 25.04.2020 08:43