COVID-19 vret 4 persona në 24 orët e fundit në Shqipëri

Janë zbuluar të dhënat e fundit e COVID-19 në Shqipëri.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona të prekur nga COVID-19.

Gjithashtu është shënuar një numër i lartë i infektimeve edhe ditën e sotme, duke shënuar 168 raste të reja në 24 orët e fundit.

Po ashtu janë shëruar 102 persona, në 24 orët e fundit.

Raportohet se 164 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 14 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 5 aktualisht të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë mbi përditësimin e të dhënave njofton se 164 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 14 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar./albeu.com/


Shtuar 26.08.2020 14:16