Policia e Tepelenës ka bërë të mundur kapjen e të burgorusrit që u largua këtë të martë nga burgu.
Shtetasi E. Ç. është arratisur teksa po priste në radhë për seancën gjyqësore.
Por plani nuk i ka ecur dhe ka përfunduar shpejt sërish në pranga.
Informacion paraprak.
Rreth orës 12:10 të ditës së sotme, shtetasi E. Ç., banues në Memaliaj, i cili vuante dënimin në IEVP Tepelenë është larguar në drejtim të fshatit Bënçë. Menjëherë është organizuar puna nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për kapjen e këtij shtetasi.
Në orën 12:30 shtetasi i mësipërm është kapur nga punonjësit e Policisë Tepelenë dhe shërbimet e IEVP Tepelenë.