Ditën e sotme forcat xheniere kishin programuar një shpërthim të telekomanduar, për një nga pallatet e dëmtuara rëndë nga tërmeti në qytetin e Durrësit.
Nga ky shpërthim është lënduar një shtetas, ushtar.
Pjestarit të Forcave të armatosura i ka rënë një gur në kokë duke e dëmtuar. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Shpërthimi ndodhi në orën 16:45 dhe për të shembur pallatin 14-katësh u përdorën 130 kg eksploziv. /albeu.com/