Policia deklaroi zot në version zyrtar se nxënësit në Fier ishin helmuar për shkak se një nxënës kishte hedhur spraj piperi në shkollë.
Ndëkrohë është shoqëruar në polici nxënësi i gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier, i dyshuar si shkaktar i ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë paradite.
Nxënësi mësohet se është banor në fshatin Kurjan dhe njihet si nxënës shumë problematik.
Njoftimi i Policisë
Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /albeu.com/