Dy mjekë të infektuar nga Covid-19 janë shëruar plotësisht, duke çuar në 32 numrin e bluzave të bardha që kanë fituar betejën ndaj pandemisë.
Lajmin e mirë e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës. Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me Covid-19”, shkruan Manastirliu.
Ndërsa mësohet se dy mjekët nuk ishin shtruar në spitali, por trajtoheshin nga shtëpia e tyre.