Thirrje për punonjësit që nuk përfituan 40 mijë lekëshin: Aplikoni në këtë formular!

Për të gjithë ata individë që përfitojnë ndihmë financiare sipas paketës së 2-të të qeverisë dhe që ende nuk e kanë marrë pagesën e tyre, kanë mundësi të plotësojnë formularin përkatës.

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se bëhet fjalë për të gjithë ata punonjës, të cilëve punëdhënësi nuk ka plotësuar një formular të tillë.

“Ju bëjmë me dije, se keni mundësi të plotësoni të dhënat tuaja të llogarisë bankare e më pas do të vijohet menjëherë me kalimin e masës së përfitimit në llogari!”, thuhet në reagim.

Janë rreth 5 mijë persona që përfitojnë këtë pagë.

Për të verifikuar të dhënat personale dhe plotësuar IBAN dhe emrin e bankës përkatëse, lutemi të ndiqni njoftimin ne linkun e mëposhtëm:

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1409/njoftim-per-individet-perfitues-sipas-paketes-2-per-plotesim-te-te-dhenave-te-llogarise-bankare?fbclid=IwAR26bd30nEoZzJyNEyFlscyrfPGL3FoDCGREf2XJkSQ6BAj3-05dS4ZZxbw


Shtuar 10.06.2020 17:56