“Drejtoresha ia jep atyre që do”, punonjësit e qendrës sanitare kërkojnë shpërblimet

Jo vetëm mjekët dhe infemrierët, por edhe punonjësit e tjera në qendrat sanitare janë në rrezik për jetën për shkak të pandemisë.

për këtë arsye, punonjësit e qendrës sanitare në Durrës kanë dalë në protestë pasi sipas tyre, shteti nuk i jep shpërblimet e premtuara.

Sipas vendimit nr.207 datë 07/03/2020 për dhënien e shpërblimit të personelit mjek, infermier dhe punonjës të tjerë, punonjësit deklarojnë se këtë shpërblim nuk e kanë marrë ata që duhet, por ata që ka përcaktuar drejtuesi i ndërmarrjes.

”Drejtoresha nuk na jep as listën se kush përfiton këto shpërblime, ndërkohë ne jemi personeli i cili kemi dalë në vijë të parë të luftës. Ka një urdhër nga ministria për personat e përcaktuar se ku kanë punuar dhe si kanë punuar, por këtu nuk zbatohet. Drejtoresha jonë nuk ka zbatuar asnjë urdhër të ministres, ne nuk e dim kujt i shërben ajo pasi neve nuk po na shërben. Jemi 22 veta personel të cilët pavarësisht se jemi në vijë të parë, nuk kemi përfituar asnjë shpërblim.”- thotë një punonjës i qendrës sanitare Durrës.


Shtuar 6.05.2020 10:58