Do të mbyllet sërish? 416 raste të reja me COVID-19 në Greqi

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 416 raste të reja, ku 59 prej tyre janë evidentuar në pikat kufitare të vendit.

Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të reja ka shkuar në 18123, nga këta 79 qytetarë po trajtohen në kujdes intensiv.

Fatmirësisht betejën me COVID-19, gjatë 24 orëve e kanë fituar 207 pacientë, ndërsa kanë ndërruar jetë 5 persona duke e çuar numrin e viktimave në 388.

Së fundi Greqia ka rritur masat, të cilat qytetarët duhet t’i respektojnë dhe nëse numri i rasteve nuk ulet deri në 4 tetor atëherë autoritetet kanë paralajmëruar shtim të masave, edhe karantinë nëse është e nevojshme.


Shtuar 29.09.2020 16:05