Dëshmitë/ Shqiptarët të tmerruar pas tërmetit, i frikësohen një “26 Nëntori” të dytë (FOTO LAJM)

Dy termete në pak sekonda kanë prekur Shqipërinë me epiqendër sërish Durrësin.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 4.9 i shkallës rihter, ka tronditur Durrësin, Tiranën, Dibrën dhe shumë qytete të tjera në të cilat është ndjerë apo aq i fortë.

Nga informacionet e para mësohet se tërmeti ka zgjatur plot 10 sekonda duke frikësuar qytetarët të cilët tashmë kanë pushtuar rrugët e Tiranës e Durrësit.

Sipas institutit të gjeoshkencës epiqendra është në Hamallajt të Durrësit dhe paraprakisht tërmeti ka qenë 4.9 ballë.

Në galerinë e bashkëngjitur lajmit mund të shfletoni dëshmitë e dhënë nga shqiptarët nga rrethet ku tërmeti është ndjerë shumë i fortë.

EMSC dhe aplikacionet janë bllokuar, për shkak të dyndjeve të mëdha nga qytëtarët të cilët ende nuk e kanë marrë veten nga tërmeti i 26 nëntorit që mori 51 jetë.

Rikujtojmë se me 26 nëntor të 2019, vetëm pak muaj më parë, Shqipëria u trondit nga tërmeti i fortë i cili mori 51 jetë e shkatërroi me mijëra banesa. /albeu.com/


Shtuar 28.01.2020 21:32