Policia italiane ka vënë në pranga 4 të rinj shqiptarë pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.
Mediat e huaja shkruajnë se baza e tyre ishte në një shesh në Santa Giulia, në zonën industriale të Roncadelle.
Hetimet që çuan në pranga katër të rinjtë të moshave nga 20 në 30 vjeç dhe ku dy prej tyre janë vëllezër nisën pas denoncimit të një qytetari në komisariat, i cili raportoi lëvizjet e dyshimta të grupit.
Si provë kundër të rinjve policia ka mundur të sigurojë pamjet e kamerave të instaluara nga hetuesit pranë sheshit të Roncadelle ku anëtarët e bandës takoheshin pas vjedhjeve.
