Bota në alarm, zbulohen dy ilaçe që “vrasin” Koronavirusin

Ndërkohë që bota është alarmuar nga koronavirusi, dy ilaçe që luftojnë këtë virus janë zbuluar.

Një ekip shkencëtarësh në Universitetin Zhejiang të Kinës pretendon se ka zbuluar dy ilaçe që janë efikasë kundër koronavirusit.

Lajmi është publikuar nga televizioni publik kinez, që raporton se testet paraprake treguan se barnat e quajtur Abidol dhe Darunavir janë në gjendje të neutralizojnë virusin.

CGTN saktëson se zbulimi erdhi si pasojë e disa eksperimenteve të kryera me celula në vitro.

Në drejtim të ekipit ishte Li Lanjuan, epidemologe e njohur kineze që thekson se medikamenti anti-HIV i përdorur fillimisht për të luftuar koronavirusin, është shumë pak efikas.

Ajo kërkon përfshirjen e Abidolit dhe Darunavirit në programin e Komisionit Kombëtar Shëndetësor për trajtimin e pacientëve të infektuar.


Shtuar 5.02.2020 15:22