Berisha harron se jemi në pandemi prej COVID-19: Të çohemi në protestë kundër Ramës!

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Syri TV, ftoi shqiptarët të ngrihen në protesta pasi vendimet e qeverisë dhe kryeministrit janë diktatoriale.

Teksa u pyet lidhur me vendimin e qeverisë për të shtyrë pandeminë deri më 23 qershor 2022, Berisha dha këtë përgjigje:

“Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i dha të drejtë qytetarëve të protestojnë. Unë ftoj shqiptarët ta konsiderojnë letër të vdekur deklaratat skizo të Ramës e të ngrihen në protesta, me maska dhe në distancë sociale.

Nëse ka një popull sot në botë që duhet të jetë në rrugë janë shqiptarët. Po u tolerua me këtë mënyrë, njësoj si i ati i Kim Jong Un, do tju numërojë lugët. Duhet ngritur ndaj kësaj çmendurie poshtëruese dhe një njeriu që nuk ka moral”.-tha Berisha.

Më tej, Berisha tha se nxjerja e tankeve në rrugë nga Rama, është dhunim i pashembullt i të drejtave të njeriut.


Shtuar 20.04.2020 20:58