Berisha e pranon hapur: PD nuk e rrëzoi dot Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në një intervistë në “Euronews Albania”, me gazetaren Ilva Tare, ku ka folur për aktualitetin politik në vend dhe aksion e opozitës në të ardhmen.

Berisha pranoi se propozimi i tij një vit më parë që PD të linte mandatin me qëllim që të rrëzonte kryeministrin Edi Rama kishte dështuar, pasi PD nuk kishte arritur as ta rrëzonte Ramën dhe as të pengonte zgjedhjet.

“PD nuk arriti ta rrëzojë Edi Ramës, nuk arriti të pengojë zgjedhjet. Nëse PD do të rrëzonte Edi Ramën do t’i bënte shërbimin më te jashtëzakonshme vendit, nëse do të bllokonte zgjedhjet gjithashtu.

Nuk i bëri këto, por PD është në betejë e sipër. Unë atë që kam thënë dhe them është se çdo ditë pa protesta është ditë e humbur. Ky njeri, ky shkatërrues i vendit, Shqipëria po shkatërrohet”, – tha z. Berisha.

Për Sali Berishën ka vetëm një rrugë për të rrëzuar Ramën, dhe ajo është me protesta.

“Kur të vendosin 3-4 mijë shqiptarë që ta rrëzojnë Edi Rama, ai ja mbath jo në Surrel, por ka mundësi në shkretëtirat e Anadollit të gjejë ndonjë qoshe, ku të fusë kokën. i pari që ikën”, tha ai./euronews


Shtuar 5.03.2020 22:44