Basha: Shteti të paguajë një nga prindërit, që të kujdeset për fëmijët!

Koronavirusi tashmë ka prekur edhe vendin tonë, kur deri më tani janë zyrtarizuar dy shtetas, babë e bir nga Puka.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se shteti duhet të paguajë, ose të dëmshpërblejë, një nga prindërit e punësuar, që duhet të kujdeset për fëmijët, pas urdhrit për mbylljen e shkollave, çerdheve e kopshteve.

“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, shkruan Kreu i PD-së në tëitter.

Qeveria njoftoi sot mbylljen e shkollave për një periudhë dy javore, pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus.


Shtuar 9.03.2020 16:26