E BUJSHME/ Mauricio Sarri drejt shkarkimit nga Juventus

Mauricio Sarri do të shkarkohet nga Juventusi pas eliminimi nga Lioni në Ligën e Kampioneve.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se vendimi për shkarkimin e Sarrit është marrë nga drejtuesit dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Pas reflektimit gjatë natës, drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që t’i japin duart trajnerit, pasi sipas tyre shkaktari kryesor për rezultatet e skuadrës në ndeshjet e fundit ka qenë pikërisht Sarri.

Fitimi i titullit të 9-të radhazi për Juventusin nuk ishte i mjaftueshëm për 61-vjeçarin, i cili pagoi për performacën e dobët në Kupë dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve.

Pasi të kenë zyrtarizuar largimin e Sarrit, drejtuesit e Juventusit shumë shpejt pritet të zgjedhin edhe trajnerin e ri, i cili do drejtojë “Zonjën e Vjetër” për sezonin e ardhshëm.


Shtuar 8.08.2020 12:44