Arrestohet “Loku” i Peqinit, lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një tjetër shtetas të dyshuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Mësohet se ai njihet si “Loku” i Peqinit, por nuk është zbardhur identiteti i tij i vërtetë.

Mësohet se arrestimi i ti ka ardhur pas zbulimit dhe këqyrjes së kamerave pranë sërvisit të Seit Manehasës, ku shtetasi në fjalë ka vendosur armën poshtë serbatorit të makinës.

Rikujtojmë se një ditë më para policia sekuestroi armën e zjarrit me të cilën u krye vrasja më 20 korrik.


Shtuar 29.07.2020 19:53