Apeli nënës për vajzën me autizëm: Më ndihmoni, vajza po dëmton veten

Një nënë 23 vjeçare, e një vajze 7 vjeçe me spektër të autizmit dhe e një djali 3 vjeçar kërkon ndihmë në Fiks Fare, në Top Channel për të përshpejtuar akomodimin e vajzës së saj në një qendër rezidenciale.

Ajo është braktisur dhe ndarë nga i shoqi për shkak të vajzës. Babai i vajzës i cili rri në Greqi nuk pranon të mbaj as një përgjegjësi.

Sipas nënës, ai në fillim nisi të rrihte atë, dhe më pas edhe vajzën të cilën nuk e duronte dot, pasi ajo është shumë agresive dhe dëmton veten.

Nëna thotë se djalin e mbajnë herë ish bashkëshorti dhe herë prindërit e saj të cilët janë në Greqi.

“Vajza ka nevojë për trajtime të veçanta, gjë që të cilën unë me 100 mijë lekë të vjetra kujdestari që më jep shteti nuk ja plotësoj dot.” – thotë nëna.

Aktualisht ajo rri në shtëpinë e një fqinji në Sarandë. Tek një i moshuar për të cilin edhe kujdeset.

Ai i ka thënë që do t’i strehojë aty deri sa vajza të shkoj në një qendër rezidenciale./tch


Shtuar 20.07.2020 19:10