“Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve…”
Replikat virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha vijojnë ende.
Ky i fundit i është përgjigjur kreut të mazhorancës duke i kërkuar që të mos fshihet pas atyre që i cilëson si “gërrvëre bajate” duke i theksuar se për çështjen e Detit nuk është thjesht i lagur, por i mbytur.
Reagimi i Bashës: Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to.
Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.