“Akt mafioz që është kryer në errësirë”, Meta akuza të rënda për ligjin mbi Dividentin

Presidenti i Republikës Ilir Meta aktualisht është LIVE në një konferencë për mediat denoncoi një tjetër shkelje Kushtetuese.

Meta theksoi se ligji mbi Dividentin është një shkelje flargante.

Ligji për dividentin ështtë rasti me flagrant se si Kuvendi i kapur bashkë me qeverinë dhe këtë mazhorancë ka dhunuar hapur Kushtetutën, dhe për këtë do të japin llogari para drejtësisë së re që do të vijë.

Kushtetuta ka përcaktuar qartësisht se të gjithë qytearët janë të barabartë para ligjit.

Çdo lehtësim fiskal nuk mund të ketë efekt prapaveprues në kohë. Barazia përpara ligjit është tipar themelor i Kushtetutës tonë.


Shtuar 1.03.2020 18:19