Një shtetase 30 vjeçare është arrestuar nga Policia e Durrësit.
K.D. ka përplasur një 49 vjeçar duke i marrë jetën.
“Kjo shtetase më datë 16.06.2020, rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë – Durrës, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjekësore ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njofton policia. /albeu.com/
