Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Tiranës, në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës.
Sipas informacioneve mësohet se në askident janë përfshirë tre makina, por nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Të lidhura
None found
Deri tani dyshohet se shkak për aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga njëri prej drejtuesve.
Forcat policore aktualisht ndodhen në vendngjarje, por akoma nuk ka informacion mbi identitetet e personave të përfshirë në aksident.
