9 vite nga vrasja e 4 protestuesve, mbahen homazhe në përkujtim të viktimave

Ditën e sotme bëhen 9 vite që nga tragjedia e 21 janarit ku katër persona humbën jetën në demonstratën kundër qeverisë së asaj kohe.

Për këtë ngjarje të rëndë ditën e sotme janë mbajtur homazhe.

Ato nisën me një takim në Kryeministri, ku familjaret u priten si pervit nga qeveritaret ne nje takim me dyer te mbyllura.

Ceremonia eshte zhvilluar ne mungese te kryeministrit Rama, i cili ndodhet ne Ukraine, ne vijim te axhendes sehttp://www.albeu.com/dokumenta/foto/21janari1.jpg tij.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika jane ata qe u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, qe ishte ate kohe ne opozite.

Gjykata e Tiranës pas hetimeve per ngjarjen e rende, per te cilen PS beri pergjegjes direkt ish-kryeministrin Berisha, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen. Nderkohe qe 4 viktimat morën statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, familjaret persersin vazhdimisht apelin per drejtesi.


Shtuar 21.01.2020 11:09