35-vjeçarin e zuri vinçi në Korçë, momenti kur vëllai mëson lajmin tragjik (VIDEO)

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë ku një punëtor ka humbur jetën pasi ëhstë shkëputur vinçi.

35-vjeçari, Ervis Josifi u zu poshtë në momentin që ishte duke punuar në kantier.

Ndërkohë, në një video të siguruar nga abcnews.al shihet momenti kur vëllai i viktimës mëson lajmin tragjik.

Lidhur me ngjarjen u prononcua edhe përgjegjësi teknik i firmës, i cili theksoi se ishte e pamundur të shpëtonte 35-vjeçari, pasi u këput vinçi dhe i ra në kokë.

“U keput vinci dhe e zuri. Ka qene e pamundur të shpetojë jeta e atij personi pasi është shkëputur koka e vinçit. Bemë të pamundur për ta shpëtuar. Mund të ishte ngjarje më e rende pasi kanë qenë të gjithe punëtoret në katin e katër të godinës. Ata kane qene te pajisur me mjetet e sigurise (kokoret e kantierit)”, shprehet ai.


Shtuar 3.01.2020 13:23